Lavanderi dhe Pastrim Kimik

Lavanderitë dhe pastrimet kimike janë vendi më profesional ku rrobat marrin kujdes të veçantë për t’u dukur të pastra dhe të ripërtërira. Edhe pse ne e kryejmë procesin e larjes në shtëpi, ka raste kur na duhen pajisje lavanderie dhe pastrimi kimik për të trajtuar njollat e vështira, pëlhurat delikate ose për t’i mbajtur rrobat në gjendje të shkëlqyer.

Rëndësia e makinerive profesionale.

Lavanderitë dhe pastrimet kimike kanë në staf njerëz të trajnuar për trajtimin e llojeve të ndryshme të pëlhurave, njollave dhe problemeve specifike. Ndryshe nga një lavatriçe shtëpiake, pastrimet kimike përdorin pajisje lavanderie, pastrimi kimik dhe detergjentë me cilësi të lartë për të siguruar pastrim të plotë dhe kujdes të duhur për çdo veshje.

Një nga avantazhet kryesore të pastrimeve kimike është aftësia për t’u marrë me njollat e vështira. Qoftë një njollë vere e kuqe në një fustan mëndafshi apo një njollë yndyre në një kostum, pastrimet kimike përdorin detergjentë dhe teknika profesionale për të hequr njollat në mënyrë efektive pa dëmtuar pëlhurat.

Produkte profesionale të teknologjisë së fundit!

Gjenerata më e fundit e lavatriçeve dhe tharëseve industriale të projektuara për të punuar me orë të gjata, duke përdorur teknologjinë më të fundit për të ofruar performancë efikase dhe lehtësi menaxhimi.

Makineritë dhe detergjentët më të mirë për lavanderi dhe pastrime kimike!

Pajisjet e lavanderisë dhe pastrimit kimik janë projektuar për t’u kujdesur maksimalisht për veshjet dhe për të zgjatur jetëgjatësinë e tyre. Nëse keni një veshje të bërë nga mëndafshi, dantella, lëkura ose materiale të tjera të ndjeshme, besimi në një pastrues kimik është opsioni më i mirë për të shmangur dëmtimet e pariparueshme dhe për të shijuar veshjet tuaja për më gjatë.

Tharëset për lavanderi dhe pastrim kimik kanë gjithashtu karakteristika specifike për të siguruar trajtimin më të mirë të rrobave: programe specifike, opsionin e kontrollit të lagështisë (shmang tharjen e tepërt të rrobave, konsumimin e tyre dhe optimizon kohën e tharjes).

Ne ju ndihmojmë të ngrini nga e para ose të optimizoni lavanderinë ekzistuese, duke ju shoqëruar gjatë gjithë procesit: projekti, vlerësimi i instalimeve, trajnim i personalizuar, asistencë për menaxhim, mirëmbajtje dhe furnizim me detergjentët me të mirë në treg.

Nëse doni më shumë informacion mbi makineritë edhe detergjentët profesional të lavanderisë, na kontaktoni.