
Bora Laundry
Bora Laundry është një kompani e themeluar në vitin 2002 me aktivitet të përqëndruar në tregëtimin e paisjeve dhe detergjentëve për lavanderi.
Kompania jonë është distributor i liçensuar nga lideri Spanjoll Domus Laundry, për tregtimin e lavatriceve Domus në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mali i Zi dhe nga kompania Rhütten në Itali për tregtimin e detergjenteve profesionale të lavanderisë dhe të pastrimit.
Ofrojmë asistencë në ngritjen e lavanderisë suaj, nga ideimi, kompletimi me paisjet përkatëse, furnizimi me detergjentët përkatës dhe deri në asistencën e mirëmbajtjen teknike. Gjithashtu Bora Laundry ofron shërbimet e lavanderisë dhe pastrimit kimik në Tiranë dhe Fushë Krujë.
Furnitor i Makinerive dhe
Detergjenteve per Lavanderi
Misioni Ynë
Misioni ynë është të garantojmë për klientët paisje lavanderie dhe detergjentë premium për të qenë konkurues në një treg të globalizuar duke u bazuar në cilësinë e brandeve më të mirë europianë.
Permbushim çdo Kërkesë
Suporti ndaj Klientit






Partnerët Tanë

www.domuslaundry.com

Rhütten është kompani Italiane me një eksperiencë 30 vjeçare e cila prodhon detergjente profesionale pastrimi për lavanderi, industri, larje te automjeteve dhe detergjente për përdorim në Ho.re.ca.
www.rhutten.com

GMP është një nga prodhuesit kryesor europian për hekurat rrul dhe kalandra të rrobave. Ofron hekura per hotele, restorante dhe bare, komunitetet, spitale, ushtri, lavanderi, rrobaqepësi, etj.
www.gmp.it

Firbimatic është një kompani Italiane që prodhon pajisje me standarde të larta. Efikasiteti dhe praktika e funksionalitetit ka bërë që sot të eksportojë produktet e saj në mbi 130 vende të botës.
www.firbimatic.it

Union është kompani Italiane e cila përdor teknologji të sofistikuara për një produkt të përparuar. Paisjet e Union gjenden në 125 vende në botë dhe tregtohen nga 250 shpërndarës të autorizuar.
www.uniondcm.com

SEITZ, e themeluar në vitin 1885, është vendosur si një kompani e mesme e njohur ndërkombëtarisht në fushën e pastrimit dhe kujdesit profesional. Me një traditë të thellë dhe një përpjekje të vazhdueshme për inovacion, SEITZ ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për pastrim dhe kujdes higjienik.
www.seitz24.com

Pony krenohet me mbi 65 vjet përvojë në ndërtimin e makinerive profesionale të hekurosjes, duke rezultuar në një gamë të plotë produktesh të teknologjisë së ndërtimit dhe besueshmërisë, të afta të plotësojnë nevojat më të larmishme.


Domus Laundry, kompani elitë në Spanjë për prodhimin e paisjeve industriale për sektorin e lavanderisë. Prezente në më shumë se 150 vënde në botë duke ofruar cilësinë dhe shërbim të lartë.