Bora Laundry
Bora Laundry është kompani e krijuar në vitin 2002. Fuqia jonë në treg është eksperienca dhe përvoja që kemi në sektorin e lavanderisë dhe pastrimit kimik.
Bora Laundry është distributor i liçensuar nga kompanitë Domus Laundry, për tregtimin e paisjeve Domus në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mali i Zi dhe kompania Rhütten në Itali për tregtimin e detergjenteve profesionale të pastrimit në lavanderi dhe në pastrimin e gamave të ndryshme biznesi.

Ne Ofrojmë Garanci
Misioni Ynë
Misioni ynë është të plotësojmë të gjitha nevojat e një lavanderie profesionale në një mënyrë konkurruese, duke punuar në një treg të globalizuar. Si një ekip profesionistësh ne jemi në kontakt të përditshëm me klientët tanë, duke aplikuar vlerat tona në të gjitha fushat: Risi, Përvoja, Dialogu dhe Profesionalizmi.
Suporti Ndaj Klientit
Bora Laundry është e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve të plota për sektorin e lavanderisë, me plotësim të të gjitha paisjeve të nevojshme dhe për suportin teknik të specializuar.
Përmbushim Cdo Kërkesë
Ne tregtojmë produkte veçanërisht të menduara për të përmbushur nevojat e të gjithë llojeve të klientëve, duke ofruar një gamë të gjerë të makinerive industriale dhe të detergjenteve profesionale për lavanderi e në çdo biznes: hotele, restorante, kampe, lavanderi profesionale, lavanderi vetë-shërbimi, spitale, shtëpi kujdesi dhe të tjerë.